Noka: Brok i kërkoi Berishës të bëjë Bashën kryetar të Komisionit të Integrimit

schedule22:15 - 17 Mars, 2022

schedule 22:15 - 17 Mars, 2022

Vizita e eurodeputetit gjerman Elmar Brok dhe takimet e tij me disa prej zyrtarëve më të lartë të PD, ishte një nga pikat që u diskutua në emisionin ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endi Xhafo.

Për deputetin Tomorr Alizoti vizita e Brok nuk zgjidh asgjë pasi nuk ka asnjë peshë politike.

Ndërkohë që deputeti Flamur Noka zbardhi bisedën mes Brok dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Noka tha se Brok i kërkoi Berishës që të vendosë Lulzim Bashën kryetar të Komisionit të Integrimit.

Pjeresë nga debati:

Alizoti: Më gjithë respektim për Zotin Brok, por zoti Brok nuk është askushi në politikën gjermane. Shqipëria është një ven Makiavelist. Unë e shoh shumë të parëndësishëm zotërinë për të bërë PD. Makiaveli ka një tezë, lideri duhet të jetë vetëm fitues. Njerëzit ndjekin fitues. Zoti Basha nuk e çon dot më PD-në në fitore.

Noka: Të jem i sinqertë e ka takuar për kortezi për shkak të njohje të vjetër. Dikur zoti Brok ka qenë mbështetës i PD në PE, ka kontribut në opozitën e parë të PD-së, për këtë gjë Berisha e ka takuar dhe pranoi ta takojë. Pse duhet të vijë një mik i zotit Basha të lobojë. Berisha njeh vetëm miq politikanë jo underground.

Xhafo: Çfarë i tha zotit Brok zotit Berisha?

Noka: Zotit Brok i ka kërkuar zotit Berisha që të jetë kryetar i një komisioni zoti Basha dhe të respektohet.

Vangjeli: Të jetë kryetar i Komisionit të Integrimit. Shpresoi të bëhej kryeministër i Shqipërisë dhe tani me ndihmën e lobistit të tij kërkon të bëhet

Noka: Po përdor mikun e tij për të përfituar kohë. Nuk dua të them një ditë më shumë konto më shumë.

/T.H/ Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!