Nga Leontina Nika
“Noe” e Gazmend Lekës shpaloset në galerinë Fab . Imazhet e errëta, të zhytur në ujë, portete njerëzor mes luftës së jetës dhe vdekjes , apo kafshët e gjëja e gjallë që pulsojnë përhumbur mbi sipërfaqe uji , janë pjesë e ciklit prej 24 pikturash.
Artisti ndihet i çliruar, pasi merr energjinë e spektatorit.
“Kam përshtypjen se kjo ekspozitë i ka infektuar më shumë se ekspozitat pararendase, kjo i ka infektuar njerëzit. Pallatet që ato shohin përditë, telat që thërrmojnë qiellin, ujërat që secili nga ne o i ka parë në televizor ose i ka pësuar, dashuria për kafshët, se njerëzit mbajnë dhe kafshë shtëpiake, fshatarët mbajnë dhe lopë, kalin qengjin etj, e kanë pranuar më afër këtë që shohin. Zgjidhja që unë i kam dhënë se njeriu shpëton kafshën ju ka pëlqyer”, është shprehur ai.
Kuratori i tri ekspozitave Ermir Hoxha thotë se Pas heshtjes së madhe tek “Lutja” dhe kataritit tek “Dhoma e Hapave të Humbur”, vjen “Noe” si përmbyllja e triologjise për një dritë shprese.
Njeriu, është arsyeja, që tenton të shpëtojë kafshën, instiktin. Arsyeja dhe instiktit, shfaqen si një personazh i vetëm, si një qelizë që do të shpëtojë nga përmbytja, e cila gllabëron gjithçka, për të rindërtuar një jetë të re.
Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 30 nëntor në Galerinë Fab,por artisti e ka riondezur zjarrin për një kapitull të ri./abcnews.al