Christopher Nkunku po mahnit ekipet e mëdha me performancën e tij mbresëlënëse.
Sulmuesi francez luan për Leipzig, dhe shifrat e tij janë tepër të larta dhe ka bërë që shumë klube të fillojnë të shfaqin interes për të. Milani e ka në listën e dëshirave, Bayern Munich e pëlqen dhe po e studion, por tani është futur në lojë edhe ekipi zikaltër i Milanos, Interi.
Zikaltërit preferojnë një sulmues pothuajse të kompletuar në repartin e sulmit, një sulmues që është i shpejtë, driblues, teknik dhe më e rëndësishmja, të shënojë gola. Për këtë gjë Nkunku është i duhuri, ku statistikat flasin më së miri.
Për këtë sezon, në 44 ndeshje në total, francezi ka shënuar 30 gola dhe ka asistuar 19 herë, shifra jashtëzakonisht të frikshme.
Leipzig e vlerëson të paktën 65 milionë euro, ndërsa zikaltërit po e studiojnë pistën me kujdes, edhe pse konkurrenca është tepër e lartë./ h.ll/abcnews.al