“Njohja nga Spanja është me rëndësi për Prishtinën”, Prenkaj pas deklaratës së Borell: Qeveria e Kurtit kërkon të heqë përgjegjësitë nga vetja

schedule16:34 - 25 Qershor, 2024

schedule 16:34 - 25 Qershor, 2024

Parlamenti spanjoll ka diskutuar nismën e grupit parlamentar të separatistëve katalanas “Së bashku për Katalonjën” (Junts per Cataluny), i cili kërkon “njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran nga shteti i Spanjës.

Lidhur me këtë, ambasadori Albert Prenkaj ka thënë në një lidhje me Skype për “Ballkan Update” se njohja nga Spanja është me rëndësi për Prishtinën.

“Ajo që është me rëndësi për Kosovën, është që Spanja ka rëndësi ka ta njoh Kosovën si shtet të pavarur.

Për opinionin e gjerë Kosova nuk është rast precedent, apo një shembull që mund të krahasohet me rastet e tjera

Kosova shtet është një element që ofron siguri në rajonin e Ballkanit Përendimor dhe nuk mund të shërbejë si model për Katalonjët”.

Sa i përket deklaratës së përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili ka thënë se duhet të ketë zbatim të marrëveshjes, Prenkaj u shpreh se qeveria e Albin Kurtit kërkon të heqë përgjegjësitë nga vetja.

“Siç e pamë në paraqitjen e tij publike, Borell tha se propozimi i tij për heqjen e masave do të jetë i varur nga fillimi i implementimit nga pala kosovare dhe pastaj pala serbe do të fillojë me njohjen e dokumentacionit sipas marrëveshjes së Ohrit dhe kjo do të jetë si shtytje për fillimin e heqjes së masave në mënyrë graduale, por të shpejtë siç thotë Borell. Shohim qeverinë e Kosovës që përpiqet të gjejë mënyrat, për të hequr përgjegjësinë nga vetja dhe për ta thyer asociacionin. Tani flitet për dërgimin e këtij dokumenti në komisionin e Venecias dhe nga aspekti krejt logjik i kësaj çështje është e habitshme se si mund të dërgohet me një komision ndërkombëtar, pa i shterur të gjitha mundësitë vendore.

Këtu shohim një farë blerje kohe, një temë e kryeministrit Kurti për ta mbajtur në pushtet dhe për ta mbajtur elektoratin të hutuar në lidhje me fillimin e implementimit të asociacionit të komunitetit serb në Kosovë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!