Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka lënë në fuqi masën e sigurisë të dhënë në Shkallën e Parë për pezullimin nga detyra të ish-kreut të OFL-së. Shkëmbi u “dogj” pas dekonspirimit të operacionit sekret në të cilin ishin përfshirë edhe autoritete gjermane.
Këto të fundit kishin kërkuar informacion në lidhje me një grup të trafikut të kokainës, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.
Sipas gjermanëve ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni Alekandër Prronin dhe Klaudio Vukajn përmes një platforme chati të kriptuar se po hetoheshin nga Gjermania./mv. abcnews.al
Artan Shkembi sot jashte dyerve te gjykates