Shqipëria është tronditur 48 orët e fundit nga tërmete të shumta, që edhe kanë marrë jetë njerëzish, duke u shndërruar në një ngjarje tragjike. Ndihmat kanë qenë të shumta për banorët e prekur nga këto ngjarje, të cilat kanë prekur edhe botën e futbollit.
Tifo-grupe të shumta nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia kanë mbledhur ndihma nga më të ndryshmet për qytetarët e prekur. Ultrasit e Partizanit, Guerrlis, së bashku me klubin e Partizanit, kanë nisur mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti. Me anë të një njoftimi në faqen tyre zyrtare në Facebook, Ultrasit Guerrils kanë pasur një njoftim për të gjithë ata që duan të kontribuojnë.
NJOFTIM
“Ultras Guerrils” së bashku me FK Partizani ka nisur mbledhjen e ndihmave te Baza 46 për të prekurit nga tërmeti.
Secili është i ftuar që sipas mundësisë, të kontribuoje me ushqime, veshmbathje, batanije, ngrohëse e çdo gjë qe mund ta shihni te arsyeshme se mund te jete e nevojshme për t’iu lehtësuar sadopak këto ditë tmerri.
Të gjitha kontributet do dërgohen në Thumanë. Ecim së bashku!