Njoftim i rëndësishëm për ata që duan të tërheqin dokumentet biometrike

schedule14:13 - 27 Prill, 2020

schedule 14:13 - 27 Prill, 2020

Orari i tërheqjes së dokumenteve biometrike do të zgjatet edhe me dy orë të tjera.

Lajmin e ka dhënë zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda përmes një video mesazhi ku thekson se qytetarët duhet të respektojnë masat e distancimit social të cilat theksohen edhe në mesazhi që i vjen në momentin kur lajmërohen për tërheqjen e dokumentit.

Ajo tha se ruajtja e masave është një element i rëndësishëm, që do të ndikojë në kalimin e fazës tjetër të aplikimeve për pasaportë dhe letërnjoftim.

LEXO EDHE: Çfarë është bërë në 7 vite?” Voda: Sot “Anti KÇK” është vegël në duart e policisë

“Tashmë prej dy javësh ka vazhduar shprëndarjen e kartave dhe pasaportave në të gjitha zyrat e shpërndarjes në Republikën e Shqipërinë. Qytetarët njofton përmes një SMS-je por duhet të respektoni edhe masat mbrojtëse sipas mesazhit që ju vjen në telefonin tuaj.

Në këto dy javë orari ka qenë 08:00 me 14:00, ndërsa tani do shërbejnë 08:00 me 16:00. Qytetarët të repsektojnë masat mbrojtëse sepse vetëm nëse kalojmë me sukeses këtë fazë do kalojmë në një fazë të dytë për rinisjen e aplikimeve për pasaportat biometrike”, shpreh Voda./abcnews.al

Fasha orare për tërheqjen e dokumenteve biometrike nga sot bëhet 08:00-16:00

Prononcimi i zv.ministres së Brendshme Rovena Voda:- Fasha orare për tërheqjen e dokumenteve biometrike nga sot bëhet 08:00-16:00- Paraqituni në orar në zyrat e tërheqjes së kartave ID dhe pasaportave, pas njoftimit me sms dhe respektoni masat mbrojtëse #COVID19 – Duke menaxhuar këtë fazë me kujdes, kalojmë te faza tjetër për aplikim e ri-aplikime për dokumente biometrike

Gepostet von Ministria e Brendshme am Montag, 27. April 2020