Njihuni me supergjyshen që bën hedhje me parashutë

schedule19:59 - 22 Gusht, 2018

schedule 19:59 - 22 Gusht, 2018

Dilys Price është 86 vjeç dhe mban rekordin si femra parashutiste më e vjetër në botë. Përveç kësaj, tashmë, supergjyshja nga Uellsi do të jetë imazhi i një kompanie ndërkombëtare për veshjet.

Price, e cila ka qenë mësuese nuk është si të gjithë të tjerët. Ajo do të shtojë në CV-në e saj edhe të qenit modele e linjës së veshjeve Helmut Lang.

BBC shkruan se supergjyshja dëshiron të japë një mesazh tek të gjithë moshatarët e saj.

“Ne jemi gjallë akoma. Ne jemi gjallë deri në ditën që vdesim. Ky është misioni im tani. T’u tregoj njerëzve si unë që të mbajnë një pasion. Ata duhet të jenë aktivë”, thotë ajo.

Ajo vendosi që të bënte hedhje me parashutë në moshën 54-vjeçare, kur ishte e divorcuar dhe po rriste fëmijën. Deri më tani Price ka kryer 1.139 hedhje nga ajri në të gjithë botën./abcnews.al