SHBA/ U zu ngushtë nga policia, “skifteri” i pallateve hidhet me parashutë për t’i shpëtuar arrestimit

schedule08:57 - 21 Tetor, 2023

schedule 08:57 - 21 Tetor, 2023

Një i dyshuar për një vjedhje në disa apartamente në Los Anxhelos u hodh me parashutë për të shmangur arrestimin.

Në videon e regjistruar nga kamera e njërit prej policëve që mori pjesë në operacionin për arrestimin e personit që më parë kishte hyrë në pallat së bashku me tre bashkëpunëtorë të tjerë, shihet Jeffrey Askew duke u hedhur nga një lartësi e madhe për të shpëtuar.

Pas rënies së tij, Askew, i cili me siguri po përpiqej të ngjitej në çatinë e një pallati aty pranë, por sipas policisë ai kishte në duar një armë. Siç shihet në video, një nga policët ka qëlluar Askew, i cili, megjithatë, siç mësohet, kishte një çekiç në dorë.

Askew u dërgua në një spital në gjendje kritike, por të qëndrueshme pas lëndimit të tij nga rënia dhe të shtënat.

Përveç Askew, policia ka arritur të arrestojë edhe tre personat e tjerë me të cilët ai kishte bashkëpunuar.