Njihuni me lojtarët që kanë më shumë fitore në historinë e El Clasico

schedule21:12 - 22 Tetor, 2021

schedule 21:12 - 22 Tetor, 2021

Barcelona do të presë Real Madridin në “Camp Nou” të dielën në atë që do të jetë El Clasico e parë e sezonit 2021/22, e cila nuk do të përfshijë as Lionel Messin dhe as Cristiano Ronaldon për herë të parë pas aq shumë viteve.

Dy rivalët e La Liga Santander kanë pasur superyje të shumtë ndër vite, por janë dy lojtarë që shquhen si futbollistët me më shumë fitore në historinë e derbit magjepsës, shkruan Marca.

Cilët janë lojtarët me më shumë fitore në El Clasico?

Asnjë futbollist nuk ka fituar më shumë El Clasico se Paco Gento dhe Messi, me Genton që ka shënuar më shumë në 21 përballje mes dy skuadrave.

Ndërkohë, Messi dhe Sergio Busquets kanë arritur nga 19 fitore, por ndryshimi kryesor është se argjentinasi ka marrë pjesë në 45 El Clasico dhe kapiteni aktual i Barcelonës ka luajtur në 40.

Këta tre lojtarë pasohen nga Gerard Pique (18), Xavi Hernandez (17), Alfredo Di Stefano (17) dhe Andres Iniesta (16).

Nga të gjithë futbollistët e lartpërmendur, vetëm Pique dhe Busquets do të kenë mundësinë të paraqiten në një tjetër El Clasico dhe të zgjerojnë rekordet e tyre.