Njihet si “njëriu valixhe”, Sulaj rrëfen vështirësitë e jetës si karikaturist: Konkurova dy herë te Liceu dhe nuk fitova

schedule11:11 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 11:11 - 19 Dhjetor, 2024

“Njëriu valixhe” njihet nga të gjithë piktori dhe karikaturisti Agim Sulaj. Ai ka rrëfyer në emisionin “Pas Mesnate” se nuk e ka pasur të lehtë për të arrirë këtu ku është, pasi ka bërë punë kolosale dhe mes shumë vështirësive.

Sulaj është kthyer pas në kohë, ku ka kujtuar konkurimin te Liceu Artistik për dy vite me radhë, por që nuk fitoi. Megjithatë, gjithçka ndryshoi për të, kur fitoi Liceun e Natës ‘Mihal Grameno’.

“Nuk kemi pasur celular atëherë. Në ato kushte nuk e di se si kanë mbijetuar dhe kanë punuar artistët, me ça pasioni. Fjala lekë atëherë nuk njihej për veprat. Nuk e dinim vlerën e krijimtarisë atëherë, i falnim, i bënim, i merrnim. Vlora si natyrë ka qene e mrekullueshme për të pikturuar. Shkolla e Vlorës kishte njerëz ndryshe nga artistët e Tiranës që lëvronin më shumë studion, rrallëherë dilnin nëpër Tiranë. Bregdeti i Vlorës ishte mrekulli, pulëbardhat e fantaksura që ulërinin mbi shkëmbinj, të gjitha këto ishin frymëzim.

Në këto kohë, erdhi momenti që unë të vija në Liceun e Tiranës, i cili ishte rrugëtimi i vetëm i artistave që donin të merreshin me artin, me këtë punë. Konkurova vitin e parë, nuk fitova. Bëra një vit në gjimnaz në Vlorë. Me vështirësi, aty vura re që ka dhe dhimbje ky muhabet. Matematika ishte e frikshme. Ke dal mirë më thoshte mësuese Afërdita. Nuk jam ndjerë mirë në gjimnaz. Aty nisa dhe karikaturat. Konkurova dhe vitin tjetër dhe prap nuk fitova. Marr vesh që ishte Liceu i Natës në Tiranë ‘Mihal Grameno’ me pedagog shumë të mirë. Fillova aty dhe rrija te gjyshja në Tiranë”.

Më tej, Sulaj tregoi se si janë pasmesnatat për një artist si ai:

“Unë zakonisht punoj vonë në studio, punoj gjatë, qoftë paradite, qoftë pasdite. Por që idetë e mia i kam vënë re në ritmin e viteve dhe më vijnë duke ecur, një ecje sportive e qeshur, kur fillon adrenalina në trup”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!