TIRANË – Një aksion ka nisur nga Njësia e Krimit Ekonomik dhe Prokuroria e Tiranës për arrestimin e disa personave mes tyre edhe zyrtarë.
Mësohet se aksioni ka nisur për akuza të “Korrupsionit” por edhe të “Shpërdorimit të Detyrës”.
Burime për ABC bëjnë të ditur se deri më tani janë ekzekutuar 4 masa “arresti”, mes tyre në pranga kanë rënë edhe zyrtarë.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se operacioni është në vijim.
/abcnews.al/