“Njësia C” zbarkon në Fier, arrestohet i riu për prodhim “Bitcoin-i”, i gjendet edhe drogë

schedule09:13 - 20 Tetor, 2022

schedule 09:13 - 20 Tetor, 2022

Fier  –  Qarkullonte me automjet, me lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje dhe mbante në banesë, pajisje për gjenerimin e kriptomonedhave, kapet dhe arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.

Të arrestuarit iu gjetën edhe 435 000 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale, të cilët u sekuestruan, së bashku me dozat e kanabisit dhe me pajisjet për gjenerimin e kriptomonedhave.

Shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencë informative se një shtetas shiste lëndë narkotike dhe gjeneronte në mënyrë të kundërligjshme kriptomonedha, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeti”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– H. M., 27 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 435 000 lekë të rinj, të dyshuar të përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të operacionit “Rrjeti”, u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën dhe u sekuestruan pajisje për gjenerimin e kundërligjshëm të kriptomonedhave, një laptop dhe 2 aparate celulare.

Vijon… /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!