Astronauti i misionit Apollo, Harrison “Jack” Schmitt, i di shumë mirë ndjesitë që kishte ekuipazhi i Artemis II kur u nis në hapësirë në fillim të këtij muaji për një fluturim historik pranë hënës.
Ngazëllim i pastër dhe potencial për shumë më tepër. Schmitt është një nga katër personat ende gjallë që ecën në hënë gjatë misioneve Apollo më shumë se 50 vjet më parë.
Ai rrëfeu eksperiencën e tij të ecjes në Hënë.
“Je në gravitetin 1-6. Kjo do të thotë që mund të ecësh shumë më lehtë sesa mund të ecësh këtu në Tokë. Ne ishim të mbingarkuar me një kostum presioni, por prapëseprapë, të ecje përreth ishte si të ishe përsëri fëmijë. Hëna është me të vërtetë një vend shumë i lehtë për të punuar, për sa kohë që ke pajisjet e duhura përreth”, tha Schmitt.
Si shkencëtari i parë që shkeli atje, ai kaloi tre ditë me astronautin tjetër Eugene Cernan duke mbledhur mostra shkëmbinjsh dhe dheu. Schmitt, tani 90 vjeç, foli për The Associated Press dhe tregoi shpresat për të ardhmen.
“Ajo që kemi tani është një NASA më e re. NASA e Apollo ishte shumë e re. Mosha mesatare në kontrollin e misionit gjatë Apollo 13 ishte 26 vjeç Dhe ata kishin fluturuar tashmë në shumë misione. Pra, rinia është jashtëzakonisht e rëndësishme. Dhe edukimi i atyre të rinjve, veçanërisht në matematikë, është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, shtoi ai.


