“Njeriu i memeve” në protestë: Do më procedojnë? Pushka top…, punë e madhe, ai tjetri u vra

schedule19:54 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 19:54 - 13 Dhjetor, 2020

Genc Sejko, i njohur si ‘njeriu i memeve’ i është bashkuar sërish protestës së sotme. Ai tha se nuk ishte organizator i tubimit, por nëse do të procedohej nuk do ta kishte problem.

Nuk jam organizator i protestës, por edhe nëse do të më akuzonin do të më bënin nder. “Pushka top t’u bëftë”. Ai u vra 25 vjecari, do më procedojnë mua? Problem i madh. Do të më çojnë 20 vite në burg?”.

Drafti për memet? “Nëse nuk reagojnë do të vijnë të gjitha me radhë, se këta preken kollaj, këta të vrasin por nuk ngrihemi të themi  as mos na vrisni.

Ajo që po kërkojmë ne është një standard që Rama ka kërkuar në 21 Janar. Ne nuk duam përplasje. Por edhe kur nuk do përplasje, vjen përplasja te ty” tha ai duke akuzuar policinë.

Kërkesa e tij? “Ardi Veliu të japë dorëheqjen dhe të fillojë një reformë e thellë në policinë e shtetit” tha Sejko gjatë protestës.

Kjo është dita e pestë e protestës pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie pranë shtëpisë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!