“Njeri punëtor dhe babaxhan”, ngushëllime nga Kukësi për Gjergji Poloskan

schedule20:17 - 22 Qershor, 2020

schedule 20:17 - 22 Qershor, 2020

Sot u nda nga jeta Gjergji Poloska, përgatitësi atletik i shumë klubeve të njohura në Shqipëri. Poloska ka punuar edhe te klubi i Kukësit, aty ku ka lënë respekt të madh dhe shumë miq. Ngushëllimet e shumta për familjen e tij, nuk munguan.

Klubi i Kukësit, shkroi: “Me hidhërim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të ish-përgatitësit Gjergji Poloska. Klubi i Kukësit i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve të Gjergjit për këtë humbje të madhe.

Të gjithë ata që të njohën, do të të kujtojnë si një njeri punëtor, i urtë dhe babaxhan. Gjergji ishte pjesë e skuadrës sonë sezonin që fituam titullin kampion dhe si kampion dhe ishte një kontribuues i madh në atë titull të fituar. Prehu në paqe Gjergj! I paharruar qoftë kujtimi yt!”


Ndërsa kapiteni Musolli, shkroi: “Qofsh i xhenetit profesor Gjergji. I paharruar qoftë kujtimi për ty”. Bomberi i Kukësit, Vasil Shkurtaj, shkroi: “Profesor Gjergji, ke qenë një nga njerëzit më pozitivë që kam punuar në karrierën time, gjithmonë i qeshur. Kënaqësi që punuam bashkë, ngushëllime familjes”.

Ish-mbrojtësi i verilindorëve, Ardian Cuculi, shkroi: “Do mbetesh gjithmonë në mendjen time si një njeri me energji pozitive, kënaqësi që punova dhe u këshillova nga ju. Të qoftë i lehtë dheu profesor Gjergji Poloska. Ngushëllime familjes!”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!