Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Mihrije Braha ka rrëfyer së fundmi një situatë të pazakontë që ka përjetuar gjatë një koncerti. Këngëtarja tha se një vajzë e vogël i ishte afruar duke e tërhequr prej flokësh për të vërtetuar nëse mbante paruke apo jo.
“Kam një histori shumë interesante. Në një koncert në një palestër sportive me rreth 3 mijë njerëz kanë dalë shumë fëmijë për të më përqafuar dhe njëra me përqafoi dhe më shkuli flokët.
Unë e pyeta pse po mi shkul flokët dhe vajza u shpreh se më ka thënë mami që ti mban paruke, nuk i ka flokët e veta prandaj provoje nëse është e vërtetë apo jo”, tha këngëtarja.