“Njerëzit e fortë nuk kanë nevojë për mbrojtje”, motra e Ronaldos “thumb” Messit

schedule21:21 - 25 Shtator, 2022

schedule 21:21 - 25 Shtator, 2022

Gjatë një ndeshjeje miqësore të fundit mes Argjentinës dhe Hondurasit, Lionel Messi u dëmtua nga këta të fundit.

Futbollistët e Kombëtares së Argjentinës dolën në këmbë për Messin, duke sulmuar lojtarin që bëri faullin. Të nesërmen, kombëtarja portugeze luajti kundër Republikës Çeke në Ligën e Kombeve.

Si pasojë e një prej përplasjeve, Cristiano Ronaldo mori një dëmtim në hundë, shkruan abcnews.al.

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro ka postuar dy korniza në një foto në rrjetin social. Në njërën kornizë, Ronaldo me hundë të përgjakur merr kujdes mjekësor, dhe në të dytën, Messi shtrihet në fushë ndërsa lojatrët e tij i bëjnë pretendime kundërshtarit për një faull.

“Njerëzit e fortë nuk kanë nevojë për mbrojtje”, nënshkroi Elma këto goditje, duke “thurur” Messin. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!