Njerëzimi ka vdekur: Rojet bregdetare greke qëllojnë me armë dhe tentojnë të fundosin gomonen me emigrantë

schedule14:02 - 3 Mars, 2020

schedule 14:02 - 3 Mars, 2020

Turqia në mënyrë të përsëritur akuzon rojet bregdetare turke se kanë kryer një seri manovrash në det në përpjekje për të fundosur një gomone me emigrantë që ishte drejtuar për në ishujt grekë nga bregu turk i Bodrum, nga ku ishte nisur.

Sipas autoriteve turke, që kanë publikuar pamjet e asaj që ka ndodhur, ndaj emigrantëve është qëlluar dhe me armë zjarri si dhe janë përdorur shkopinj për të larguar gomonen. Por më pas emigrantët janë ndihmuar nga rojet bregdetare turke.

Autoritetet greke kanë ndërmarrë një sërë masash për të përforcuar kontrollet në kufijtë detarë dhe tokësorë pasi Ankara vendosi të lejojë kalimin e emigrantëve që synojnë vendete Bashkimit Europian. Por kjo nuk ka mjaftuarpër të ndaluar mbërritjet, të paktën një mijë emigrantë dy ditët e fundit.

Ndërkhë dhe në kufirin tokësor Greqi – Bullgari vazhdojnë të drejohen në kushte të dëshpëruara me mijërapersona: të paktën 13 mijë sipas organizatës ndërkombëtare të emigrantëve dhe 130 mijë sipas Turqisë. Autoritetet greke gjithashtu kanë arrestuar rreth 200 persona të akuzuar se kanë kaluar pa autorizim kufirin me Turqinë.

Dënimet e para janë dhënë orët e fundit: katër vjet burg dhe 10 mijë euro gjobë.

Kancelari austriak Sebastian Kurz e cilësoi si një sulm të Turqisë ndaj Europës vendimin e Ankarasë për të lejuar kalimin e emigrantëve drejt vendeve të Bashkimit Europian. /abcnews.al