Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi pasditen e sotme në Berat. Policia bën me dije se një makinë tip “Mercedes Benz” goditi për vdekje një qytetar, i cili ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 pranë fshatit Moravë, në aksin rrugor Berat-Poshnje, ku një makinë tip “Skoda” goditi fillimisht 56-vjeçarin Kastriot Rrënja me pasqyrë. Ai ishte duke ecur në anë të rrugës kur u përplas nga makina.
Pas goditjes, siç njofton policia, ai viktima ka humbur ekuilibrin duke u rrëzuar në asfalt. Më pas, një tjetër makinë kaloi aty duke e goditur sërish 56-vjeçarin, i cili humbi jetën.
Berat/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:00, në aksin Rrugor, Berat-Poshnje, në fshatin Moravë, shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin ka goditur me pasqyrë këmbësorin shtetasin K.R., 56 vjeç, i cili është rrëzuar në rrugë.
Më pas shtetasja E.Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, e ka shtypur shtetasin K.R., i cili ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al