Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës rezulton i infektuar me koronavirus

schedule13:47 - 7 Prill, 2020

schedule 13:47 - 7 Prill, 2020

Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka rezultuar pozitiv me Covid-19 ditën e djeshme.

Kështu e ka konfirmuar, të martën, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti.

Hoti ka deklaruar:

“Po mund t’ju konfirmojmë se një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka dalë dje pozitiv me Koronavirus. Ai momentalisht nuk është në Ministri dhe personat që kanë qenë në kontakt me të i janë nënshtruar testit dhe tani presim rezultat.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!