Armando Broja është një ushtar që duhet shpëtuar, por Anglia ka edhe ngjyra të tjera kuqezi.
Pasi Anis Mehmeti u kthye në realitet duke detyruar trajnerin Silvinjo ta rikthente në kombëtare, një tjetër yll shqiptar, veçse nga Kosova, ka dalë në skenë këtë sezon.
Ky është Florent Tolaj, 24 vjeç, që luan në Ligën e Parë siç quhet në Angli, e që në realitet është kategoria e tretë, dhe mban veshur falën e Plimuthit.
Gjithsesi, ky nivel duket krejtësisht I përkohshëm për lojtarin që ka lindur në Zvicër dhe ka luajtur për kombëtaret e moshave të Zvicrës, por që mund të jetë I disponueshëm për të luajtur për Kosovën ose Shqipërinë.
Tolaj ka 17 gola në 31 ndeshje në kampionat, si dhe 20 rrjeta gjithsej si sezon, duke qenë pretendent për Këpucën e Artë, dhe emri I tij ka nisur të lakohet fort.
Mediat angleze dhe ato britanike kanë shkruar se për 24-vjeçarin interesohen klube nga kategoria e dytë në ishull, pra nga Championship, por edhe nga Sëlltiku, kampionia e Skocisë.
BBC citon fjalët e trajnerit të Plimuthit, Tom Kleverli, I cili thotë se në adresë të tij dhe të klubit nuk ka ardhur asnjë ofertë konkrete.
Kartoni I Tolajt në “transfermarkt” vlen 500 000 euro, por klubi anglez do të kërkonte 1.4 milionë euro për të.


