Një “yll” për prapavijën, Bayern gati “thasët” për mbrojtësin “katalanas”

schedule22:36 - 29 Nëntor, 2024

schedule 22:36 - 29 Nëntor, 2024

Mund të thuhet se pritet të jetë një nga afrimet më të bujshme të merkatos së dimrit.

“Shtatlarti” uruguajan i mbrojtjes, Ronald Araujo duket të jetë shumë pranë kalimit te “Bavarezët” e Bayern Munich, me bordin gjermain, i cili është i mahnitur nga performancat e 24-vjeçarit, në fushën e blertë.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, nëse oferta e “gjigantëve” gjermanë është mbi 80 milionë euro, atëherë “Katalanasit” janë gati t’i japin “dritën jeshile” transferimit të uruguajanit, kjo pasi vështirësitë ekonomike e kanë bindur bordin që të heq dorë përfundimisht nga shërbimet e këtij të fundit.

Siç theksuam edhe më sipër, bordi i gjermanëve është i fiksuar pas Araujo dhe e vendosi në krye të listës së transferimeve të dimrit, por kapitali i kushtëzuar ia bëri të pamundur, sikurse refuzimi kategorik i kampionëve spanjollë që ta humbisnin në mes të sezonit qendrën e prapavijës së skuadrës së tyre. /i.m /abcnews.al