Një vit pa Mbretëreshën Elizabet II, mesazhi i Charles

schedule09:53 - 8 Shtator, 2023

schedule 09:53 - 8 Shtator, 2023

Me një mesazh të regjistruar dhe foton e preferuar të mbretëreshës Elizabet, mbreti Charles, kujtoi 1 vjetorin e vdekjes së nënës së tij. Fotoja e zgjedhur nga mbreti tregon një monarke të re, atëherë 42 vjeç, në një portet zyrtar të realizuar në 1968 nga Cecil Beaton.

Elizabeta II vdiq në moshën 96 vjeçare në Kështjellën Balmoral me 8 shtator të vitit të kaluar. Ndarja e saj nga jeta erdhi pak muaj pas Jubileut të Platintë, që shënoi 70 vitet në fron.

Në një homazh të shkurtër, mbreti falënderon vendin për dashurinë dhe mbështetjen që ka treguar ndaj tij dhe bashkëshortes Kamila, gjatë vitit të parë si monark.

“Duke shënuar përvjetorin e parë të vdekjes së Madhërisë së saj dhe ngjitjes sime ne fron, kujtojmë me dashuri jetën e saj të gjatë, shërbimin e devotshëm dhe gjithçka që ajo ishte për ne”, shprehet Charles.

Sakaq, kryeministri Rishi Sunak tha në mesazhin e tij, se devotshmëria e mbretëreshës së ndjerë ndaj popullit, dukej edhe më e madhe, një vit pas vdekjes.

Familja mbretërore do të kujtojë Elizabetën II në shërbesa të ndara, në Balmoral dhe Uells, ndërsa në mesditë përshëndetjet me armë në Hyde Park, dhe rënia e kambanave në Abacinë e Westminsterit do të shënojnë 1 vjetorin e Charles III në fron.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!