Një vit pa kujtim Gjonaj kujtohet mjeshtri i filmit dokumentar

schedule18:31 - 5 Mars, 2022

schedule 18:31 - 5 Mars, 2022

Një vit pa Kujtim Gjonaj, familjarë miq artist kujtojnë skenaristin, regjisorin e filmave dokumentarë dhe vizatimorë në muzeun historik kombëtar, vend ku ai shfaqte premierat e filmave.

Mjeshtri i filmit dokumentar gjatë karrierës së tij i ka dhënë jetë momenteve kyçe të historisë së Shqipërisë dhe personazheve që e portretizuan atë.

Artistja e madhe e skenës e filmit Margarita Xhepa veçon bashkëpunimin për dokumentarin “ Andrra Çame”

Skenaristi Enver Kushi vlerëson krijimtarinë e tij shumëdimensionale, por ai rrëfen edhe pengjet që kishte Në shenjë nderimi e kujtimi u shfaq edhe dokumentari dedikuar mjeshtrit të kinematografisë “Gjurmët e kohës”./abcnews.al/