Më 2 gusht, një vit më parë, Jonada Avdia 7 vjec, u përplas për vdekje nga një skaf, që drejtohej nga ish- polici, Arjan Tase, në plazhin e Potamit në Himarë.
E mitura ishte duke u larë në det, kur polici jashtë rregullave të lundrimit ne det, gati sa doli në breg, duke shkaktuar tragjedinë e rendë për familjen Avdia, me origjinë nga Tropoja, që jetonte në Angli dhe kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet.
Kjo ngjarje e rëndë shkaktoi protesta në vend dhe u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës.
Qeveria nga ana tjetër filloi të planifikojë masa, që ngjarje të tilla të mos ndodhinin më në plazhet e vendit. U krijua Njësia Policore Detare, për të kontrolluar detin sa i përket respektimit të rregullave nga përdoruesit e mjeteve motorike.
Fatmirësisht një ngjarje e tillë e rëndë nuk është përsëritur. Ka njoftime pothuajse cdo ditë, për mjete lundurse që bllokohen, për posedime të tyre pa leje nga përdoruesit apo shkelje të rregullave të lundrimit.
Sipas informacvioneve zyrtare, rreth 450 mjete lundurse, si jat sky, gomone, skafe janë bllokuar këtë sezon veror dhe përdoruesit e tyre janë ndëshkuar me gjobë.
Vetëm këtë të mërkurë, janë bllokuar 3 mjete lundurse, për kalim të perimtetirt të sigurisë. Megjithatë, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço në studion e ABC NEËS, thotë se duhet angazhim edhe më të madh, për të shmangurn ngjarje të rënda që mund të ndodhin në det.
ABC News bëri një vëzhgim në plazhet e vendit.
Pushuesit në plazhin e Shëngjinit, thonë mjetet lunduese nuk afrohen dhe ata ndihen të sigurt.
Muaji gusht shënon kultimin e sezonit turistik veror, gjatë të cilit dhe pushuesit janë plazhet e vendit janë më të shumtë.