Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë si pasojë e Covid.
Gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar dhe 12 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë kryer 1600 testie. Aktualisht, raste aktive në gjithë vendin janë 315.
“Nga 1.679 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.954. Në total numri i rasteve aktive është 315”, thuhet në njoftimin e MSH-së