Një “veteran” te Roma, “ylli” gjerman i mbrojtjes pranë kalimit të Serie A

schedule18:16 - 4 Shtator, 2024

schedule 18:16 - 4 Shtator, 2024

Teksa ende nuk kanë gjetur fitoren e parë të këtij sezoni, “Verdhekuqtë” e Roma kërkojnë të forcojnë mbrojtjen, i cili deri më tani duke reparti më i thyeshëm i skuadrës së Daniele De Rossi dhe për ta forcuar siç duhet “Ujkonjat” e Serie A, që kanë zgjedhur një emër mjaft pikant.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, Roma është vënë pas “veteranit” gjerman, Mats Hummels, me 35-vjeçarin, i cili që prej 1 korrikut është një lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës, me “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund.

Më tej në raportimet e italianëve thuhet se klubi ka arritur akordin me “yllin” e mbrojtjes, i cili në orët në vazhdim pritet të zbarkojë në “La Trigoria”, për të kryer vizitat mjekësore e për të nisur një avnture të re në karrierë, për herë të parë jashtë Gjermanisë. /i.m /abcnews.al