“Një vendim i turpshëm!”, Mourinho flet për heqjen e dënimit të Cityt

schedule16:39 - 14 Korrik, 2020

schedule 16:39 - 14 Korrik, 2020

Në Angli vazhdojnë polemikat që kur CAS rrëzoi poshtë përjashtimin e Manchester Cityt për dy sezone nga Champions League. Kështu djemtë e Guardiolës ia hodhën vetëm me një gjobë dhe sezonin e ardhshëm do të jenë sërish në kompeticionin europian. I fundit që ka reaguar është trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, i cili e cilëson vendimin si të padrejtë.

‘’Nëse ti nuk je fajtor atëherë nuk ke pse ndëshkohesh. Nëse ata janë fajtorë atëherë ata duhet të dënohen dhe të përjashtohen nga Championsi. Nuk e di nëse Manchester City është fajtor, por dhe ky vendim për ta tërhequr mbrapsht dënimin më duket i padrejtë,’’ deklaron protugezi.

‘’Tottenham është Tottenham dhe ne nuk kemi arsye për të ndryshuar mentalitetin tonë. Jam i lumtur këtu, por mendoj se ky ishte fundi i Fair Play financiar,’’ përfundon Mourinho. Tashmë ‘’Spursat’’ do ta kenë shumë  të vështirë pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm, pasi renditen në vendin e tetë në rendtije me 52 pikë dhe vendi i katërt ka shtatë më shumë. Kujtojmë që deri në fundin e sezonit janë dhe tre sfida të tjera për tu zhvilluar. /abcnews.al