Një tjetër viktimë është shënuar këtë të enjte në vendin tonë nga Covid 19.
Burime për Abc News bëjnë me dije se viktima është një mësues nga Mirdita i cili ka prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ku ndodhej në gjendje të rëndë.
55 vjeçari punonte si mësues në Rreshen dhe prej 10 ditësh ndodhej i shtruar në spitalin Infektiv.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë.
Në vendin tonë një ditë më parë është shënuar edhe rekord i numrit të rasteve të reja me Covid , ku në 24 orë janë konfirmuar 141 raste të reja, duke e çuar në 3057 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, ndërsa bashkë me viktimën e kësaj të enjtje numri i viktimave shkon në 209./abcnews.al