Një tjetër tërmet goditi vendin sot, sizmiologu tregon në Abc News se çfarë po ndodh me tokën

schedule10:56 - 27 Janar, 2020

schedule 10:56 - 27 Janar, 2020

Gjatë mesnatës së sotme tërmet tjetër është ndjerë në Tiranë. Tërmeti ka patur epiqendër Bubqin dhe ka qenë rreth 3.6 e shkallës rihter.

Për të folur në lidhje me këtë ka folur sizmiologu Rrapo Ormeni në studion e emisionit ABC-ja e mëngjesit me Enkel Demin.

“Ky tërmet ka qenë rreth 3.6 rihter, bëhet fjale për një tërmet të zakonshëm, të cilët janë normalë për vendin tonë”, tha sizmiologu Ormeni.

Enkel Demi: A do të vazhdojnë këto pasgoditeje në Shqipëri?

Rrapo Ormeni: Do të vazhdojnë por janë drejt përfundimit, pasi shpeshtësia e tyre është duke u rralluar, intensiteti i tyre në kohë është rralluar, pothuaj jemi në fund të çlirimit të kësaj energjie nga tërmetet.

Enkel Demi: Tërmeti në Turqi ka lidhje me tërmetin në Shqipëri?

Rrapo Ormeni: Nuk ka lidhje sepse ka mekanizëm tjetër, tërmeti në Turqi është i një magnitude goxha të madhe. Turrqia është një vend iu cili ka një aktivitet sizmik më të lartë se Shqipëria.

Në Turqi ka patur historikisht tërmete me energji të mëdha me mbi 6.5 i shkallës rihter por edhe 7 i shkallës rihter.

Kjo ka ndoidhur për shkak se në zonën e Turqisë janë dy pllaka tektonike të cilat krijojnë thyerje të cilat janë shkaktare të tërmeteve që ndodhin në Turqi, duke qenë se janë thyerje të mëdhaja clirojnë energji të mëdha.

Por nuk kanë lidhje me tërmetet që ndodhin në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!