Ishulli indonezian i Lombokut është goditur nga një lëkundje e fortë tërmeti, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për viktimat e tërmetit të së dielës.
Shërbimi kombëtar Sizmiologjik njoftoi se tërmeti i fundit me magnitudë prej 5.9 ballësh ka shkatërruar disa ndërtesa.
Punëtorët e shpëtimit ende po gërmojnë nëpër rrënojat dhe përpiqen të ndihmojnë të mbijetuarit e tërmetit më të hershëm.
Kryqi i Kuq ka deklaruar se incidenti, i cili vrau të paktën 131 vetë, ishte “jashtëzakonisht shkatërrues”, -raporton BBC.
Disa fshatra janë shembur plotësisht, tha një zyrtar i Kryqit të Kuq në Lombok, Christopher Rassi.
Numri zyrtar i vikrimave qëndron në 131, por mediat lokale raportojnë për shifra të larta deri në 347.
Qeveria thotë se më shumë se 1,400 njerëz janë plagosur dhe më shumë se 156,000 janë shpërngulur. /abcnews.al