Suksesi i shqiptarëve nëpër botë duket se nuk ka të ndalur. Më i fundit vjen nga fusha e modës dhe pikërisht nga stilistja Lia Stublla.
Kjo e fundi ka veshur prezantuesen e njohur në Itali, Ilary Blasi, e cila ka mbi 1 milion ndjekës në llogarinë personale në Instagram.
Bukuroshja italiane është bërë edhe më e famshme pas martesës me ish-futbollistin Francesco Totti.
Ka qenë një fustan i zi, të cilin e karakterizojnë rripat e hollë në bel një nga trendet e këtij viti në modë, që prezantuesja ka veshur nga stilistja.
Ndërkohë për Lian kjo nuk është hera e parë që bashkëpunon me emra të njohur jashtë vendit tonë./abcnews.al