Një tjetër studim i bërë rreth efekteve të hidroksiklorokinës mbi virusin korona ka dalë në përfundime jo fort të mira.
Me sa u vu re gjatë studimit ku morën pjesë 821 persona që ishn ekspozuar ndaj koronavirusit, hidroksiklorokina nuk e parandalonte Covid-19.
Studimi në fjalë është bërë nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Minnesota-s. Zbulimet e bëra, janë publikuar në Neë England Journal of Medicine, vijnë nga testet e para klinike masive për medikamentin anti-malarjan.
Pjesëmarrësve në studim u dhanë ose pilula të hidroksiklorokinës ose një medikament zëvendësues për ta marrë për dy javë.
Rezultatet treguan se kishte shumë pak diferencë mes atyre që zhvilluan simptoma të Covid-19. Autori drejtues i studimit, Dr. David R Boulware, nga Universiteti i Minnesota-s është shprehur:
“Mesazhi për publikun e gjerë është që nëse ti ekspozohesh ndaj dikujt me Covid-19, hidroksiklorokina nuk është një terapi e efektshme pos-ekspozimi.”
Ky medikament që është përdorur gjerësisht anti-malarias është promovuar jo pak si zgjidhje për virusin korona nga presidenti amërikan Donald Trump, i cili ka deklaruar më herët se e ka marrë edhe vetë. /abcnews.al/