Një tjetër shqiptare do të jetë pjesë e “Sanremo 2020”

schedule09:42 - 15 Janar, 2020

schedule 09:42 - 15 Janar, 2020

Festivali më i vjetër në Evropë, gjithashtu një nga më prestigjiozët e më të njohurit në këtë kontinent, “Sanremo”, duket se do ta ketë më të madhe se kurrë prezencën e shqiptarëve në edicionin e këtij viti.

Ditën e martë, mediat shqiptare “vluan” me lajmin se prezantuesja e mirënjohur dhe shumë e suksesshme shqiptare, Alketa Vejsiu, është përzgjedhur në mesin e emrave prezantues të edicionit të sivjetshëm të festivalit italian me traditë shumëvjeçare.

Mediat e huaja dhe ato në Itali kanë raportuar edhe për një tjetër emër të njohur shqiptar, që do të jetë e ftuar speciale në “Sanremo 2020” – dhe ajo është këngëtarja shqiptare me famë  ndërkombëtare, Dua Lipa, shkruan ANSA Italia.

“Pop ylli kosovaro-britanik, Dua Lipa dhe prezantuesi veteran italian, Johhny Dorelli do të jenë në mesin e të ftuarve në Festivalin e Këngëve të këtij viti në “Sanremo””, tha  Amadeus .

Është konfirmuar që prezent do të jetë edhe këngëtari dhe “showman”-napolitan, Massimo Ranieri”, tha tutje Amadeus.

Ranieri do të bëjë duet me kantautorin Tiziano Ferro dhe pop yllin libanez-britanik Mika.

“Ne jemi duke punuar për emra të tjerë për të nënshkruar kontratat, ne do të donim të kishim të ftuar edhe Al Bano dhe Romina, me një këngë të re të shkruar nga Malgioglio, si dhe Zucchero dhe Ultimo”, tha drejtori artistik i festivalit të Sanremos.

“Prania e (aktores) Monica Bellucci konfirmohet gjithashtu, në mbrëmjen e dytë”, tha Amadeus.

“Do të jenë gjithashtu Rula Jebreal, Sabrina Salerno, Alketa Vejsiu, Mara Venier dhe Georgina Rodriguez (të enjten në mbrëmje)”, ka treguar më tutje ai./abcnews.al