Një tjetër i larguar te “Demat”, kampionët e Shqipërisë i japin “lamtumirën” mbrojtësit kroat

schedule12:36 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 12:36 - 28 Dhjetor, 2023

U transferua me shumë bujë, mirëpo “aventura” e tij, te “Demat e Kuq” të Partizanit, zgjati shumë pak. Pas largimit të teknikut, Zoran Zekic, tashmë një tjetër kroat do të largohet nga kryeqytetasit, me qendërmbrojtësin, Mateo Kocijan, i cili mesa duket, nuk është aspak në planet e teknikut, Orges Shehi.

Njoftimi për largimin e Kocijan, në mes të sezonit erdhi nga vetë klubi i “Kuq”, me këta të fundi, që e bënë publik lajmin, me anë të një postimi të shpërndarë në profilin e tyre zyrtar, në “Facebook”, ashtu siç njoftuan edhe për largimet e mesfushorit Sabit Bilali dhe “fantazistit”, Eros Grezda, që e mbyllën me kryeqytetasit, më herët gjatë këtij muaji.

Ndërkaq, kujtojmë se kroati u transferua te Partizani, gjatë merkatos së verës, si një përforcim “special”, nga kroatët e Slaven Belupo, mirëpo 28-vjeçari, nuk arriti asnjëherë të bëhej protagonist, me fanellën e “Demave”, duke u aktivizuar në vetëm 13 ndeshje, mes kampionatit dhe fazës kualifikuese të Conference League. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!