Një tjetër humbje e madhe për Putin, eliminohet komandanti i forcat elitare të ushtrisë ruse

schedule09:25 - 18 Mars, 2022

schedule 09:25 - 18 Mars, 2022

Një tjetër nga komandantët kryesor të ushtrisë së Putin është eliminuar në vijën e frontit të Ukrainës, ndërsa luftëtarët elitë të Rusisë po përballen me një masakër në fushën e betejës.

Sipas “The Sun” së fundmi është eliminuar kolonel Sergei Sukharev, i Regjimentit Sulmues me Parashutë të Gardës 331 nga Kostroma. Lajmi u konfirmua edhe nga TV shtetëror në Moskë.

LEXO EDHE: LISTA/ Kapiteni rus i spiunazhit vritet në operacionin “tepër sekret” në Ukrainë, Putin humbet 12 komandantë

Më herët “likuidimi” i tij ishte pretenduar nga Qendra e Ukrainës për Komunikimin Strategjik dhe Sigurinë e Informacionit.

Bashkë me të u vra zëvendësi i tij, major Sergei Krylov, thuhet në raport.

Ata ishin në mesin e një numri të vrarë nga regjimenti “i lavdishëm” i Kostroma, i konsideruar si ndër forcat luftarake më elitare të Rusisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!