Një sulmues i njohur për Gegën, Kukësi zyrtarizon lojtarin e kombëtares

schedule16:19 - 2 Tetor, 2020

schedule 16:19 - 2 Tetor, 2020

Kukësi kishte paralajmëruar dy afrime një ditë më parë dhe sapo ka zyrtarizuar njërin prej tyre. Ai është shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Agim Ibraimi, i cili ka shënuar 7 gola në 39 ndeshje të luajtura me kombëtaren maqedonase.

18 muajt e fundit lojtari ofensiv u aktivizua te Shkëndija e Tetovës, ndërkohë që më parë është tentuar edhe nga Partizani. Sulmuesi i djathtë ka një karrierë të pasur, pasi është aktivizuar në Slloveni me Olimpija Ljubjana, Nafta, Maribor e Domzale.

32-vjeçari për 6 muaj ka luajtur edhe në Serie A me Cagliarin, ndërkohë që për një periudhë të shkurtër ishte pjesë e Astana na Kazakistan. Gjithashtu Ibrahimi ka provuar edhe një eksperiencë në Turqi me Eskiherispor.

NJOFTIMI – “Agim Ibraimi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë që të njoftojë arritjen e marrëveshjes me sulmuesin Agim Ibraimi!

Sulmuesi nga Tetova ka firmosur sot kontratën dy vjeçare me skuadrën tonë duke u bërë zyrtarisht futbollisti ynë“, lexohet në komunikatën e verilindorëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!