Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se emërimi i një zyrtari spanjoll në krye të diplomacisë europiane nuk ka vend për panik. Në një komunikim me mediat, Haradinaj ka thënë se, pavarësisht se Spanja është një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, zyrtarët kanë edhe qëndrimin e tyre individual.