Një romantik si Fisniku, nuk i kursen dhuratat luksoze për Fjolla Morinën

schedule09:20 - 26 Nëntor, 2020

schedule 09:20 - 26 Nëntor, 2020

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi bënë publike romancën e tyre. Biznesmeni ka treguar gjithnjë se është shumë romantik dhe shpeshherë e surprizon këngëtaren me dhurata dhe dedikime prekëse. Së fundmi, Syla i ka bërë Fjollës dhuratë një telefon.

Ka qenë vetë këngëtarja e cila ka zbuluar dhuratën e partnerit përmes një postimi në Instastory. Kujtojmë që pak ditë më parë, biznesmeni theu më në fund heshtjen rreth lajmeve që kanë qarkulluar se shkak i ndarjes nga ish-bashkëshortja është bërë këngëtarja.

“Ish martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bëhej pjesë e jetës time. Unë tani kam jetën time, dhe jam i lumtur më shumë se çdoherë në jetë sepse kam gjetur shpirtin binjak, njeriun e zemrës me të cilën së shpejti do të martohem.

Fëmijëve të mi nuk do t’ju mungojë asnjë gjë në botë, as dashuria ime dhe as dashuria dhe përkrahja e familjes time. Të gjithë atyre që flasin dhe paragjykojnë pa dije, ju uroj që të gjeni dhe ju fatin e jetës që më në fund e gjeta dhe unë.”, theksoi ndër të tjera Syla. /abcnews.al