Një roman për Luftën e Tretë Botërore

schedule11:45 - 1 Janar, 2022

schedule 11:45 - 1 Janar, 2022

Nga The Hill, Douglas Schoen

Thrileri i 2034: “Një roman i Luftës së Tretë Botërore”, i cili tregon një histori të trilluar dhe të së ardhmes por shumë reale, se si Shtetet e Bashkuara mund të gjenden papritur në pragun e një  luftë të tretë botërore.

Historia zhvillohet një dekadë më vonë dhe konflikti global i përshkruar është rezultat i një serie gabimesh dhe mungesës së parashikimit strategjik nga Shtetet e Bashkuara, si dhe tensioneve me kundërshtarët amerikanë.

Romani është shkruar nga ish-oficerët ushtarakë Elliot Ackerman dhe James Stavridis.

Ai tregon për një histori tërheqëse dhe magjepsëse të një të ardhmeje nga e cila duhet të kenë frikë të gjithë amerikanët, një skenar ku Shtetet e Bashkuara do të jenë një fuqi e dobësuar në një luftë botërore kundër kundërshtarëve më të rrezikshëm amerikanë  dhe jodemokratik.

Libri shërben si një histori paralajmëruese për udhëheqësit amerikanë dhe zyrtarët e sigurisë kombëtare, ndërsa gjithashtu flet për një të vërtetë moderne në lidhje me arrogancën dhe mungesën e parashikimit strategjik.

Ajo çfarë godet më tepër romani është fakti se Shtetet e Bashkuara mund të kishin shmangur sulmin e 11 shtatorit dhe pandeminë Covid-19 nëse vendi do të kishte një strategji më të mirë parashikimi, duke eliminuar në këtë mënyrë rreziqet që vinin nga jashtë.

Një admiral kinez në libër pohon se amerikanët kanë një “vërtetësi morale” dhe “optimizëm të paqartë” që “i ka minuar ata ndërsa përpiqeshin të gjenin një zgjidhje për një problem që nuk e kuptonin”.

Në histori, Shtetet e Bashkuara janë në një luftë botërore kundër  shtetit kinez,  me Rusinë dhe Iranin, taktikat kibernetike dhe aftësitë e inteligjencës artificiale të  cilat tejkalojnë ato të Shteteve të Bashkuara.

“Nisma e Rripit edhe e Rrugës”, një strategji aktuale e zhvillimit të infrastrukturës për Kinën, që funksionon në më shumë se 70 vende dhe grupe ndërkombëtare, është bërë një iniciativë e fuqishme globale që ka forcuar aleancën e saj kundrejt një Irani agresiv dhe të guximshëm.

Më tej, Shtetet e Bashkuara kanë një president të pavarur politikisht administrata e të cilit nuk arrin të shohë nëpër qoshe dhe bën një seri gabimesh taktike.

Kjo do të çojë në disa konflikte detare që do t’i hapin rrugën një  luftë të tretë botërore.

Nga pikëpamja e zyrtarëve kinezë të mbrojtjes, udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara janë përgjegjës për dobësimin e vendit.

“Masat e marra nga qeveria që dikur kishin rezultuar në kaq shumë inovacione dhe forcë ekonomike tani janë një dobësi”, sipas një zyrtari kinez të mbrojtjes. “Amerikanët kanë treguar se janë të paaftë për të organizuar një mbrojtje të centralizuar kibernetike.”

Në roman flitet për kërcënimin e boshtit midis Kinës dhe Rusisë.  Së bashku me aftësitë e tyre shumë të përparuara për të manipuluar të dhëna, për të depërtuar në rrjete shumë të sigurta dhe madje për të infiltruar në sistemet amerikane të zgjedhjeve, Kina dhe Rusia janë lojtarët kryesorë të luftës kibernetike në botë.

Komuniteti i inteligjencës i Shteteve të Bashkuara pohon se të dy vendet “paraqesin kërcënimet më të mëdha të spiunazhit dhe sulmit kibernetik” ndaj sigurisë kombëtare.

Romani është interesant dhe të tërheq por mbi të gjitha është i rëndësishëm.  Edhe pse është një vepër e trilluar, nuk është aspak utopike. Detajon një rrugë të frikshme drejt një lufte botërore. 

Siç i tha Ackerman një hebre në një intervistë të fundit, libri shërben si një shenjë paralajmëruese se si Shtetet e Bashkuara mund “t’ia dalin në luftë”.

Ackerman është  një nga autorët më të shitur dhe ka shkruar një numër romanesh të akredituar. Ai është gjithashtu një ish-marins i cili shërbeu në Irak dhe Afganistan, dhe ka fituar disa medalje.

Stavridis është një oficer detar në pension me katër yje i Shteteve të Bashkuara i cili udhëhoqi Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut në operacionet globale si komandant suprem i aleatëve nga 2009 në 2013.

Ai ishte përgjegjës për Sirinë, Libinë, Ballkanin dhe Afganistanin, si dhe kundër piraterisë,  kibernetikës dhe sigurisë. Ai gjithashtu shërbeu si kreu i Komandës të Shteteve të Bashkuara dhe ka fituar më shumë se 50 medalje në karrierën e tij ushtarake.

Romani i tyre është një dramatizim i botës reale: të fundit të demokracisë, rritjes së fuqisë të Kinës dhe Rusisë, si edhe faktit se si ligjet dhe humbja e besimit të populli amerikan po rrezikojnë të ardhmen e vendit. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!