Muzikantët e Orkestrës Simfonike të Dresdenit performuan nën drejtimin e një roboti të dielën, i cili dirigjoi me ndihmën e tre krahëve të artikuluar të krijuar në bashkëpunim me universitetin teknik lokal.
Një robot me tre krahë të bashkuar, i krijuar për të imituar një njeri, ku secili krahë mbante një shkop që të kujtonte shpatat e dritës nga filmi “Star Wars” dhe u interpretua muzika e kompozuar posaçërisht për të.
Roboti përdori tre krahët e tij për të drejtuar të tre pjesët e orkestrës veç e veç, gjë që nuk do të ishte e mundur me një dirigjent të vetëm njerëzor.
Kompozitori gjerman Andreas Gundlach, i cili kompozoi veprën e realizuar me ndihmën e një dirigjenti robot, tha se ishte frymëzuar nga ideja për robotin nga shkencëtarët në Universitetin Teknik të Dresdenit, të cilët po zhvillojnë “robotët bashkëpunues”, që nuk kanë për qëllim të zëvendësojnë qeniet, por të punojnë me ta./abcnews.al