Një rast i ri me koronavirus në Kosovës, shkon në 16 numri i të infektuarve

schedule07:26 - 17 Mars, 2020

schedule 07:26 - 17 Mars, 2020

Pas mesnate në laboratorët e IKSHPK në Prishtinë u konfirmua një rast i ri pozitiv me COVID-19.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, i infektuari i ri i gjinisë femërore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabilizuar.

Deri tani në laboratorët e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv me virusin e ri.

Ndërkohë qeveria e Kosovës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!