Një rast i ri me koronavirus është konfirmuar këtë të premte në Kosovë.
Kjo është konfirmuar nga infektologu, Valbon Krasniqi i cili ka theksuar se një tjetër qytetar ka rezultuar pozitiv me COVID 19.
“Mund të ju konfirmoj se e kemi edhe një të prekur me koronavirus. Është familjar i të infektuarve me kosonavirus nga Malisheva”, ka thënë ai.
Tashmë numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë shkon në 22./abcnews.al