“Një rajon, një vizion i përbashkët”, Mali i Zi bën bashkë liderët e rajonit në Samitin Ballkani Perëndimor-BE

schedule09:00 - 16 Maj, 2024

schedule 09:00 - 16 Maj, 2024

Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, i mbajtur këtë të enjte më Kotorr të Malit të Zi bëri bashkë liderët e vendeve të rajonit.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Samiti i mbajtur nën sloganin “Një rajon, një vizion i përbashkët”, përcolli mesazhe të forta bashkëpunimi dhe zhvillimi jo vetëm politik, por dhe ekonomik të vendeve të të Ballkanit Perëndimor.

Komisioneri Oliver Varhelyi, si dhe Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien u shprehen qartazi  se Ballkani duhet të heqë dorë nga mosmarrëveshjet e vjetra dhe se duhet të angazhohet për të finalizuar çështjet e dakordësuara.

Kryeministri Rama nga ana tjetër bëri thirrje që rajoni të jetë më bashkëpunues, ndërsa theksoi se për Shqipërinë, nuk është e kaluara që duhet ta kontrollojnë të ardhmen, por e ardhmja duhet ta kontrollojë të kaluarën.

Në përfundim të këtij Samiti, siç edhe e do tradita liderët e pranishëm në samit kanë bërë dhe foton familjarë.

Ndër të tjera vlen të theksohet se Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore:

-Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.

-Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.

-Përshpejtimi i reformave themelore

-Rritja e ndihmës financiare.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!