“Një qengj nuk mund të deklarojë para ujqërve”, Gjykata rrëzon kërkesën e Luftar Reçi për të dëshmuar me video-konferencë

schedule10:40 - 6 Mars, 2023

schedule 10:40 - 6 Mars, 2023

Gazetari i ABC News, Ermal Vija në një lidhje direkte nga Gjykata e Posaçme, bëri me dije se është rrëzuar kërkesa e dëshmitarit, Luftar Reçi, i cili kërkonte që të mos shoqërohej më në Tiranë për të dëshmuar, por dëshminë e tij ta jepte nga burgu i “Drenovës” nëpërmjet një video – konference, për shkak të problemeve shëndetësore.

Vija bën me dije se Reçi e ka mbyllur letrën e tij drejtuar gjykatës me fjalinë “Një qengj nuk mund të deklarojë para disa ujqërve”.

Nuk kam më mundësi, as fizike as shëndetësore tu paraqitur në gjykatë. Jam paraqitur 5 herë dhe seancat nuk janë bërë jo për fajin tim. Jam gati të dëshmoj me video konferencë por jam me terapi të rregullt. Të jenë të pranishëm avokatët dhe 2&3 gazetar. Të më shoqëroni mua drejt gjykatës eshte njesoj si te lesh qingjn ne mes të ujqërve. Rruga nga burgu i Drenoves drejt Tiranes eshte e gjate, por edhe e rrezikshme”, shkruan ai në letër.

LEXO EDHE: “Jam i sëmurë”, Gjykata e Posaçme urdhëron shoqërimin e detyrueshëm për Luftar Reçin

Kujtojmë që Reçi akuzohet për ngjarjen e vitit 2005 ku u vranë  Vajdin Lame dhe Klodian Saliu.

Luftar Reçi tanimë është i detyruar të jetë prezent në seancën e radhës e vendosur në datën  20 mars.

Gazetari bën po ashtu me dije se Emiljano Shullazi në momenti është njohur me akuzat, ka kërkuar një ballafaqim me Reçin dhe të penduarit e tjerë, pasi sipas tij Reci ka mashtruar.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!