Një person vdes si pasojë e erërave të fuqishme në Gjermani

schedule17:09 - 30 Janar, 2022

schedule 17:09 - 30 Janar, 2022

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e erërave të fuqishme që kanë shkulur drunjtë dhe kanë shkaktuar kaos në rrugët e Gjermanisë.

Një burrë 58-vjeçar ka vdekur në qyetin Beelitz, afër kryeqyetit Berlin në mbrëmjen e së shtunës, pasi një shtyllë elektrike ka rënë mbi të teksa ka qenë duke ecur me partneren e tij, kanë raportuar mediat lokale duke cituar policinë.

Rënia e një druri ka plagosur një këmbësor në qytetin verior Bremen, derisa në rajonin Pomerania një motoçiklist është plagosur seriozisht pas përplasjes në një dru të rrëzuar.

Erërat kanë penguar edhe shërbimet e trenave në distanca të gjata të shtunën dhe të dielën në veri dhe lindje të Gjermanisë, përkatësisht në Berlin, Bremen dhe Hamburg.

Zjarrfikësit e Berlinit u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë nëpër shtëpi, pas raportimit për erëra të fuqishme.

Shërbimet e motit kanë paralajmëruar të dielën se erërat e fuqishme do të përhapen në jug të Gjermanisë. /REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!