“Një person humb jetën nga Covid-19 çdo 7 minuta në Iran”

schedule18:08 - 3 Gusht, 2020

schedule 18:08 - 3 Gusht, 2020

Një person ndërron jetë nga koronavirusi çdo shtatë minuta në Iran, raportoi televizioni shtetëror të hënën. Ministria e Shëndetësisë në vend raportoi se 215 persona kishin ndërruar jetë nga Covid-19 brenda 24 orëve.

Bilanci i kombinuar i viktimave në Iran shkoi në 17,405 të hënën, Sima Sadat Lari, njoftoi zëdhënësja e ministrisë ndërsa numri i kombinuar i rasteve totale shkoi në 312,035 me 2,598 rastet që u konfirmuan brenda ditës.

Disa ekspertë kanë hedhur hije dyshimi në lidhje me saktësinë e shifrave zyrtare të raportuara në Iran nga autoritet e shëndetit.

Një raport nga qendra kërkimore e parlamentit iranian në prill sugjeroi që numri i koronavirusëve mund të jetë pothuajse dy herë më i lartë nga ai i shpallur nga ministria e shëndetësisë, sipas Reuters.

Në bazë të asaj që thuhej në raport, shifrat zyrtare të koronavirusit në Iran bazohen vetëm në numrin e vdekjeve në spitale dhe të atyre që u është bërë testi e kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin.

BBC raportoi të hënën se, bazuar në të dhënat nga një burim anonim, numri i vdekjeve në Iran mund të jetë tre herë më i lartë se sa ishte raportuar zyrtarisht. Autoritetet iraniane të shëndetit nga na e tyre e mohuan raportin ndërsa shtuan se nuk ka asnjë lloj “mbulimi” të situatës. /abcnews.al/