Kukësi humbi 0-4 ndaj Wolfsburgut në “Air Albania”, duke i dhënë lamtumirën Europa League. Një disfatë e pritshme, por në kampin verilindor e kanë peng penalltinë e humbur nga Eduart Rroca në pjesën e parë.
Nëse fantazisti do të shenonte, rezultati shkonte 1-2 dhe sfida do të bëhej më emocionuese. Ermal Tahiri, pjesë e përhershme e ekipit të “Pressing” në ABC News, befason me komentin e tij rreth goditjes së penalltisë.
“Është e vërtetuar që lojtari që e merr përsipër vetë penalltinë për ta gjuajtur gabon në 70% të rasteve. Po, po, 70% shanse për ta humbur. Është psikologjike ajo, po e them unë“, deklaron Tahiri. /abcnews.al