“Një parti e copëtuar nuk sjell shpresë te demokratët”, Nallbati: Nuk besoj te bashkëpunimi Basha-Berisha

schedule14:35 - 23 Qershor, 2023

schedule 14:35 - 23 Qershor, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike Bledion Nallbati i ftuar në studion e “Tirana Live” ka komentuar rikthimin e Lulzim Bashës në krye të partisë.

Nallbati është shprehur se nëse procesi do të ishte i drejtë dhe transparent atëherë Basha do të kishte shumë shpresë se mund të fitonte besimin e demokratëve dhe të mbështetësve porn ë këtë mënyrë që po bëhen zgjedhjet duket sh e vështirë që ai të krijojë besim.

Gjithashtu deputeti ka theksuar faktin që për të pasur një ringritje të partisë e rëndësishme është që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe pjesë të jenë edhe figura jashtë PD-së.

Unë nuk e di a do të mundet dot Basha që të ngjallë besim por në këtë mënyrë që pretendon të rikthehet nuk ngjall besim. Në një tjetër proces ku dhe mund të shpaloste programin e tij dhe mundet të merrte besimin, por në këto kushte nuk besoj se do të marrë besimin e shumë demokratëve. Unë nuk kam qenë shumë pranë zotit Basha, dhe nuk e ndjej që përdorimin por nëse plani I tij ka qenë për një hap pas atëherë nëse vërtet ka qenë një plan i tillë na ka përdorur të gjithëve.

Nuk është problem se nuk ka emra dhe figura që nuk janë të gatshëm por kur nuk ka garë askush nuk pretendon që të futet në një garë fiktive, ndaj ne kërkojmë që të bëjmë një proces formal që jo vetëm figurat që janë brenda të kenë një mundësi të tillë port ë gjithë figurat e tjera që mund të shprehin dëshirën e tij. Uroj që PD të mësojë shpejt për të bërë garë transparente ndryshe do të jetë shumë vonë. Unë besoj dhe uroj se vetëm dy apo tre pjesët e PD-së dhe në të gjithë spektrin politik opozitar që është në lojë dhe deri më sot nuk është përfshirë të gjejnë rrugën dhe të krijojnë një front të përbashkët opozitar”, ka thënë ai.

Ndërkohë në lidhje me një mundësi bashkëpunimi Berisha-Basha, deputeti demokrat ka thënë se e shikon të pamundur pasi nëse do e kishin një qëllim të tillë s’kishin pse ta çonin në këtë gjendje Partinë Demokratike.

Unë nuk di të them se ka një lojë Basha-Berisha por nëse do të jetë nga dy drejtuesit e dy grupimeve nëse do të kishin vullnetin për tu bashkuar pse e bënë gjithë këtë beteje, nuk besoj se do të ketë një lojë të tillë se ndryshe nuk do të ishim bërë kështu siç jemi bërë”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!